Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se masat e vendosura nga qeveria në detyrë për kufizim të lëvizjes do të qëndrojnë në fuqi, dhe ka shtuar se pritet të ketë masa më rigoroze.
“Sot po luftojmë me një armik të padushëm. Deri më tani kemi dëshmu vetëdije kolektive dhe ju jemi mirënjohës, por jo mjaftueshëm. Një pakujdesi e vogël, tani na kushton me humbje të mëdha të jetës. COVID19 do të hy në fazën kulminante të shpërndarjes. Falë masave të ndërmarra kemi arrit që të kemi një situatë më të kontrolluar, por fatkeqësisht kjo s’mjafton. Gjatë ditëve të fundit kemi pas rritje të numrit të infektuarve që bazuar në studimet nga terreni sjellë rekomandime për masa më rigoroze. Ky lëshim mund të na kushtojë tani e tutje shumë. S’mundemi dhe s’duhet ta tolerojmë neglizhencën, karshi këtij virusi të rrezikshem. Marrë parasysh këtë, prej sot në mesnatë, hym në një fazë, dhe masat do të hyjnë në fuqi ato që kanë qenë aktive deri më tani. Këto masa do të jenë në fuqi, deri në vendimin e radhës, e ato më rigoroze, pas konsultimeve do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 o 3 ditëve”, ka thënë Vitia./Indeksonline
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.