Vjosa Osmani favorizon Kurtin në Gjykatë Kushtetuese, dërgon komente kundër dekretit të Thaçit
Rreth 10 faqe komente kundër dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për Kryeministër, i ka dorëzuar bashkëpartiakja e këtij të fundit, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, sot në Gjykatë Kushtetuese.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani po vazhdon ta sfidojë partinë e saj.
Përveç Kryeparlamentares, në Gjykate Kushtetuese, komentet kundër këtij dekreti, po sot i ka dorëzuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila inicioi në këtë gjykatë dekretin në fjalë, që pasoi me pezullim deri më 29 maj të këtij viti.



