Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit gjerman për punë sociale, Norbert Blum.
Ajo ka shprehur ngushëllime për popullin gjerman, duke thënë se Blum ishte përkrahës dhe mik i shkëlqyer i Kosovës.
“E pikëlluar pas lajmit për vdekjen e Norbert Blum. Ngushëllimet tona të sinqerta për popullin gjerman për humbjen e këtij njeriu të madh që qëndroi në anën e duhur të historisë dhe na mbështeti në kauzën tonë për të qenë të lirë. Kosova humbi sot një mik të shkëlqyeshëm dhe një përkrahës të vendosur. Të prehet në paqe”, ka shkruar Osmani.
Blum vdiq në moshën 84 vjeç. Blom ishte i vetmi ministër që shoqëroi kancelarin Helmut Kohl gjatë gjithë 16 viteve të udhëheqjes së tij. Ndërsa që nga viti 2019, Blum ishte paralizuar për shkak të helmimit të gjakut në krahë dhe këmbë dhe nuk mund të lëvizte përveç se me anë të karrocës.