Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka raeguar për vdekjen e të riut nga Gjilani në Qendrën e studentëve. Ajo gjithashtu, ka ëbrë të ditur se ka raeguar mbrëmë në rrjetin social Twitter por që disa medie po shpifin gjoja se ajo ka heshtur për këtë rast.
‘’Shpifje në kohë pandemie e tragjedie’’, shkruan Osmani.
‘’Kosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj mësimit e bënte krenar familjen, ndërsa nesër do ta bënte krenar edhe gjithë Kosovën. Ende pa u qartësuar rrethanat e vdekjes së tij, medie të caktuara, për fat të keq, ngarendin pas shpifjeve e dezinformatave, duke ia shtuar kështu dhimbjen familjes dhe secilit njeri racional që sot e ka vendosur njerëzoren mbi politizimin dhe bashkëndjesinë me familjen mbi keqpërdorimin e rastit për arsye politike.’’
‘’Në vazhdën e këtyre dezinformimeve, medie të caktuara tani vendosin tituj si: “Vjosa Osmani e vetmja qe nuk e ngushëllon familjen Musliu”. Natyrisht që kjo është një gënjeshtër e pastër, pasi që unë kam reaguar mbrëmë, pra para 23 orësh, në profilin tim zyrtar në tëitter, kurse sot ia kam përcjellë Komunës së Gjilanit tegramin e ngushëllimit, në mënyrë që ata pastaj t’ia përcjellin atë familjes. Por, atyre që dëshirojnë politizim e keqpërdorim edhe në raste të një tragjedie të tillë të rëndë për familjen e për gjithë vendin, nuk u intereson e vërteta. Më të rëndësishme për ta janë disa klikime të fituara mbi shpifje e sajesa në kohë pandemie, sesa e vërteta.’’
Ajo po ashtu ka shpërndarë në Facebook telegramin e ngushëllimit që i ka dërguar komunës së Gjilanit e që do i përcillet famlijes të të riut.