SHËNDET

Vuajtjet e mjekëve para vendimit për jetë a vdekje të pacientit

Është fakt i ditur se veteranët kthehen nga lufta me çrregullimin e stresit posttraumatik. Por më pak i njohur është lëndimi moral – traumë kjo e mbështjellë me ndjenjën e fajit, të cilin tani po e mësojmë falë hulumtimit amerikan, ka shkruar James Jeffrey.

Lëndimi moral më së shpeshti ndodh kur një person kryen, dështon ta parandalojë apo është dëshmitar i një akti që është anatemë e besimeve të tyre morale. Faqja e Departamentit të Çështjeve të Veteranëve e ka lidhur këtë me traumën psikologjike që përfshin përvoja ekstreme dhe të rralla jetësore që mund të shpien te gjendja e rënduar dhe te një konflikt i brendshëm, shkruan Koha Ditore. Hulumtimi amerikan për lëndimin moral po shërben si ilustrim se lëndime të tilla mund të kenë ndikim në krejt jetën e njerëzve, sidomos te personat që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit. Në mesin e raporteve nga shërbimet emergjente të New Yorkut për mungesë të ventilatorëve dhe gjendjes së rënduar nëpër spitale, infermierët po përballen me vendime se kujt t’i ofrohen ventilatorë dhe kush të shpëtohet – gjë kjo të cilën një infermiere e ka përshkruar si frikën e saj më të madhe.

“Dorëzimi në vdekje”

Tashmë me mijëra njerëz kanë vdekur nën kujdesin e tyre, ndërsa punonjësit shëndetësorë kanë thënë se po përballen me skena që nuk i kanë menduar kurrë.

“Të shohësh njerëzit duke vdekur nuk është problemi. Jemi mësuar të përballemi me vdekjen… Problemi është te dorëzimi në vdekje i njerëzve, gjë kjo që zakonisht nuk do ta bënim”, ka thënë një mjek për BBC-në.

Arthur Markman, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Teksasit, ka thënë se mjekët shpesh duhet të marrin vendime të rënda, nga të cilat mund të pësojnë.

“Disa punëtorë shëndetësorë kanë pasur përvoja në kuadër të të cilave vendimet për jetë a vdekje është dashur që t’i merrnin në mungesë të pajisjeve të pakta. Kjo shton shanset që ata të përjetojnë lëndime morale, si rezultat i punës që bëjnë”…

LEAVE A RESPONSE