LAJME

Zaev: Do propozojmë nesër formimin e Qeverisë së re

Zoran Zaev, Lideri i LSDM’së, tha se do dorëzojë shume shpejt propozimin e formimit të qeverisë së re dhe programin e saj, madje menjëherë pasi të përfundojë përcaktimi i nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan Gazeta Metro.

Ai në në deklaratë për mediat  maqedonase tha se pret që sot të  përfundojë përcaktimi i nënkryetarëve të Kuvendit, dhe verifikimit të mandateve të deputetëve që hyjnë në vend të deputetëve të tjerë që përfundojnë mandatin.

“Kur të përfundojë kjo procedurë do të dorëzojë propozimin për qeveri. Sot deri vonë do të zgjas procedura për verifikimin e mandateve, pasi janë të paktën 9 vendime. Me siguri nesër nga mëngjesi do të dorëzohet propozimi për qeverinë. Pastaj vijojnë disa ditë që deputetët të njihen me programin qeveritar dhe biografinë e kandidatëve për ministra”, ka thënë Zaev./gazetametro.net

LEAVE A RESPONSE