LAJME

Zaimi i VV’së: Nëse paraprakisht dihet çka do të vendosë GJK, vendimi është i papranueshëm

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm nëse eventualisht dihet paraprakisht si do të jetë ai.

Zaimi tha gjithashtu se integriteti i Gjykatës Kushtetuese bie të jetë i cenuar nëse ndodh kjo.

“Nëse dihet paraprakisht, dhe publikohet nëpër media se si do të jetë vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, madje dihet edhe si do të votojnë ata, para se vendimi të merret, atëherë ai vendim i bie të jetë i papranueshëm, dhe integriteti i Gjykatës i bie të jetë i cenuar”, shkruan Zaimi.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit deri më 29 maj.

LEAVE A RESPONSE