Bota MAGAZINA

107 VJEÇE E 300 DITË, MOTRAT JAPONEZE THYEJNË REKORDIN GUINNESS, BËHEN BINJAKET IDENTIKE MË TË MOSHUARA NË BOTË

Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin e vendosur nga motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie duke u bërë binjaket identike më të vjetra në botë. Motrat kanë lindur më 5 nëntor 1913 në Shodoshima.

Si një masë paraprake kundër Covid, certifikatat e binjakeve, të cilat jetojnë në zona të ndryshme të Japonisë, u dorëzuan nga stafi i shtëpive për të moshuarit ku ato qëndrojnë.

Në Japoni, jetëgjatësia është më e larta në botë. Personi më i vjetër, i gjalle, i regjistruar, sipas Guinness, është gruaja 118-vjeçare japoneze Kane Tanaka.