MAGAZINA

A e dini cili është problemi i vërtetë i njerëzve që pinë cigare?

Njerëzit që pinë cigare dhe ata që i rrethojnë, e dinë se sa i dëmshëm është zakoni i tyre. Por, pyetjet thelbësore janë se cili është problemi më i madh i cigares dhe çfarë e shkakton në të vërtetë dëmin. Jo, nuk është nikotina. Kërkimet shkencore kanë treguar se përbërësi më i famshëm i cigares, nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve që lidhen me tymosjen.

Në fakt, nikotina prej dekadash përdoret për terapi zëvendësuese për njerëzit që përpiqen të lënë cigaren.

Problemi i vërtetë është tymi i cigares

Tymi i cigares përmban më shumë se 6 mijë substanca, nga të cilat rreth 100 është e vërtetuar me studime shkencore se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.

Si krijohet tymi?

Procesi i djegies, i cili fillon në një temperaturë prej 400 gradësh Celcius, djeg duhanin dhe çliron tym. Nxehtësia në majën e cigares arrin temperaturën 850 gradë Celcius dhe është pikërisht në këtë çast kur fillojnë të çlirohen të gjitha substancat e dëmshme.

Por, sot ekziston mundësia për të shmangur tymin, duke marrë vetëm nikotinën; shkenca dhe teknologjia na vijnë në ndihmë për këtë. Nikotina çlirohet që në 250 gradë, duke përdorur teknologjinë moderne të ngrohjes, pa qenë nevoja për djegie.

Gjithmonë e më shumë ekspertë të shëndetit publik thonë se ka një opsion më të mirë për të gjithë ata të rritur që duan t’i ndryshojnë zakonet e tyre të pashëndetshme, por nuk janë ende gati të heqin dorë plotësisht. Ata thonë se përgjigja mund të jetë tek ngrohja, psh.: alternativat më pak të dëmshme që bazohen tek teknologjia me ngrohje.