LAJME

Albin Kurti do t’ju dhurojë 36 milionë euro më shumë çdo vit veteranëve

37 mijë e 703 veteranë del se po përfitojnë pagesa nëse merret parasysh struktura e pagesave të prezantuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës [ASK].

Ata kanë përfituar nga 19 milionë [me një ndryshim të vogël nga tremujori në tremujor].

Kjo nënkupton se ata i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës vetëm 6,4 milionë euro në muaj, përcjell Periskopi.

Por, kjo pritet të ndryshojë me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.

Ai ka premtuar se do ta rris pagën minimale prej 170 [për moshën 30 e lart] në 250 euro. Në bazë të ligjit, kjo nënkupton se edhe veteranët e luftës do të marrin nga 170 sa është pagesa aktuale në 250 euro.

Në vitin 2020, veteranët i kushtuan shtetit plot 76 milionë e 812 mijë e 141 euro.

Nëse Kurti merr vendim për rritjen e pagës minimale, veteranët pritet t’i kushtojnë shtetit 113 milionë e 109 mijë euro.

Nga kjo del se me një premtim të vetëm, 36 milionë euro më shumë do t’i kushtojë pagesa e rreth 37 mijë veteranëve të UÇK-së z.Kurti.

E kthyer në muaj, kjo nënkupton se veteranët do t’i marrin me Kurtin 9 milionë e 400 mijë euro, ndërsa i merrnin 6,4 milionë. /Periskopi