Aplikojeni këtë përzierje në flokë të larë me shampo dhe lëreni ashtu për 20 minuta: Në javën e parë do të vëreni
Ka disa faktorë që ndikojnë në rënien e flokëve
Të tilla janë: çekuilibri hor mo nal, dieta e varfër, ale rgjitë, str esi fizik ose emocional, gjenetika, higjiena e flokëve, si dhe përdorimi i produkteve të papërshtatshme për flokët.
Edhe pse në treg gjenden disa produkte që premtojnë parandalimin e rënieve të flokëve, ato janë shumë të kushtueshme, si dhe nuk janë aq efektive sa kurat natyrale që mund t’i përgatisim në shtëpi.
Këto trajtime natyrale ndihmojnë në rritjen e gjatësisë dhe dendësisë së flokëve.
Këto janë 3 metodat natyrale më efikase për të rritur dendësinë e flokëve:
Veza
Përdorimi:
Në varësi të gjatësisë së flokëve, rri hni 2 vezë dhe aplikojini në flokë të lagur.
Lërini ashtu për gjysmë ore.
Më pas lajini flokët me ujë të ngrohtë dhe shampo.
Vezët janë të pasura me proteina, të cilat janë shumë të mira për rritjen e flokëve.
Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë.
Një mënyrë tjetër:
Përzieni të kuqen e vezës me 1 lugë çaji nga vaji i flokëve dhe 2 lugë çaji ujë.
Aplikojeni këtë përzierje tek koka, duke e masazhuar me kujdes.
Përsëriteni këtë trajtim një herë në javë që t’ju rritet dendësia e flokëve.
Vaji i ullirit
Përdorimi:
Aplikoni pak vaj ulliri të ngrohtë në kokë dhe masazhojeni me kujdes.
Lëreni ashtu për 30-45 minuta.
-Pastaj lajini flokët me shampo.
Nëse doni, mund ta mbani vajn gjatë gjithë natës dhe t’i lani flokët në mëngjes.
Një mënyrë tjetër:
Përzieni vajin e ullirit me pak mjaltë dhe aplikajeni në flokë.
Lëreni ashtu për të paktën 30 minuta, pastaj lajini flokët.
Për të pasur rezultate më të mira, është mirë që të dyja kurat të përsëriten dy herë në javë.
Avokado
Përdorimi:
Bëni një përzierje duke përdorur një avokado dhe banane të shty pur dhe një lugë çaji vaj ulliri.
Aplikojeni këtë përzierje në flokë dhe masazhojeni kokën me kujdes.
Mbajeni ashtu për gjysmë ore.
Pastaj lajini flokët me shampo.
Një tjetër mënyrë:
Nëse doni, mund të përzieni dy lugë çaji vaj gruri me gjysmë avokado të shtypur dhe të pjekur.
Aplikojeni këtë përzierje në flokë të larë me shampo dhe lëreni ashtu për 20 minuta.
Pastaj lani përsëri flokët me shampo.
Përsëriteni këtë trajtim një herë në javë që të keni flokë më të dendur.