LAJME

Interesante/ Ja arsyeja pse nuset mbulojnë fytyrën

Kemi parë se edhe tek ne është bërë zakon që nusja në ditën e martesës ta mbulojë fytyrën me një shami të kuqe apo më një material transparent nga pjesa e fytyrës së saj dhe sipas zakonit – burri i saj është personi i parë që ia largon mbulesën nga fytyra.

Pse i vendosin ato? Çfarë do të thotë?

Mbulesa e fytyrës në dasma filloi si një gjë në kohët romake, kur nuset ishin të mbuluara nga koka deri te këmbët me një vello masiv të quajtur “flammeum’. Pse? Sepse romakët ishin të frikësuar nga shpirtërat e këqij në ceremoninë për të mallkuar çiftin, shkruan portalb.

Për disa të tjerë kjo mbulesë simbolizonte se nusja është e virgjër.

Ndërsa në besimin hebre, perdet apo mbulesa e fytyrës simbolizon që dhëndëri nuk martohet për shkak të asaj se si nusja duket.

Me këtë ai thotë “Të dua aq shumë, unë do të martohem edhe në qoftë se nuk mund të shoh fytyrën tuaj”