“Ashpërsohet” fushata në Mitrovicë: Vetëvendosje i publikon Hamzës videon ku ai i duartroket gjuajtjeve me…
Vetëvendosje në Mitrovicë i ka publikuar një video Bedri Hamzës, ku ai shihet duke duartrokitur gjuajtjeve me ar*më në një tubim të PDK-së.
Sipas videos së publikuar nga VV, citohet edhe deklarata e Hamzës ku ai kishte deklaruar se “fshehja e kri*mit, është pjesëmarrje në k*rim”.
Komunikata e Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë:
Po Bedri, nëse fsheh krimin je pjesëmarrës në krim, sepse duhet me denoncuar krimin!
Gjuajtja me armë në vende publike është krim dhe mos lajmrimi i rastit në polici është vepër penale, sipas paragrafit 1.9 – neni 378 të Kodit Penal të Kosovës.
Pyetje, a e ke denoncuar gjuajtjen me ar*më në vend publik apo vetëm i ke duartrokitur ar*mëve? Ky rast dhe shumë të tjera si ky, janë fytyra e vërtetë e PDK-së që bashkëjeton me krim*in.