LAJME

Avni Bytyçi i PDK-së thotë se Albin Kurti ka mashtruar 20 vjet për bashkimin kombëtar

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit në Lezhë, i cili ka thënë se ‘Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin me një shtet tjetër’.

Bytyçi shkruan:

“Nga Lezha Albin Kurti po ju tregon se për çështjen e Bashkimit Kombëtar ju ka mashtruar tash e 20 vjet!”

Kjo është deklarata e Kurtit kur është pyetur rreth bashkimit kombëtar, që e kanë përcjellur mediat shqiptare:

“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë ai.

LEAVE A RESPONSE