Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se ishte një takim konsultativ me Grupin Parlamementar për seancën konstituive të Kuvendit
“Sor kryetari Abdixhiku ka mbajtur një takim konsultativ me Grupin Parlamentar të LDK-së për të diskutuar mbi procesin e seancës themeluese të Kuvendit . Ashtu siç ka deklaruar Abdixhiku do të jetë në një takim me ftesë të zonjës Osmani dhe Kurti ditën e premte. Pra ishte takim konsultativ në lidhje me seancën themeluese të Kuvendit” tha ai para mediave raporton Gazeta Blic.