LAJME

Biri i dëshmorit Istref Curri, kandidat për asamblenë komunale të Gjakovës

Besmir Curri është i biri i dëshmorit të kombit Istref Curri nga Gjakova. Në zgjedhjet komunale të 17 Tetorit, Curri do të jetë kandidat për asamble në qytetin Gjakovës, pjesë e listës së partisë NISMA. Njëherit, Besmir Curri është i diplomuar në Doganë dhe Shpedicion, ai është i martuar.

Në profilin e tij në facebook, ai ka njoftuar miqtë dhe dashamirët se kësaj gare  politike i është futur me besim dhe mbështetje nga organet e partisë. Në njoftimin e tij ai zotohet se të gjithë këtë sakrificë dëshiron t’ia kushtojë të rinjëve  të Gjakovës sepse atyre ju mungon përkrahja dhe zëri i mbështetjes në institucione.

Besmiri në këto zgjedhje komunale do të mbajë numrin 22, ndërsa partia e tij NISMA ka numrin 119.