Pak orë para se të merrte rrugën për në Kosovë, ndërroi jetë pa e parë vendlindjen e tij, mërgimtari dhe bashkatdhetari ynë nga Vushtrria, Kadri Sefa.
Sefa ndërroi jetë në moshën 55 vjeçare, dhe kishte kohë që jetonte në Gjermani.
Siç bëhet e ditur i ndjeri ka ndërruar jetë përshkak të një ataku kardiak.
Lamtumira e fundit sipas afisheve që njoftojnë ndarjen nga jeta të të ndjerit do të bëhet nesër me drekë në varrezat e fshatit Lum i Madh-Stanoc.