MAGAZINA

E pyesin publikisht për raportin që ka me Bora Zemanin, Atdhe Xharavina: Jam i….

Atdhe Xharavina, ish-konkurrenti i “Për’puthen” është përfolur shpesh për një lidhje me moderatoren e programit të dashurisë, Bora Zemanin. Së fundmi, teksa ishte i ftuar tek “Shqipëria Live”, Xharavina u pyet drejtpërdrejtë për raportin që ka me Zemanin.

Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”,- u shpreh Atdheu.

Ish-konkurrenti zbuloi gjithashtu se është “i lumtur dhe i dashuruar”, por preferoi të mos jepte detaje për lidhjen e re të dashurisë apo për vajzën që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën.