LDK-ja gjenden para një udhëkryqi në mes të reformimit të suksesshëm ose vazhdimit të rënies së saj.
Këtë të diel, LDK-ja do të mbajë Kuvend Zgjedhor, për të shqyrtuar kandidaturat për kryetar të ri.
Deri më tash, zyrtarisht kandidaturën e kanë paraqitur Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri.
Mirëpo gazeta mëson nga burimet e veta se edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, do ta paraqesë kandidaturën e tij në dy ditët e ardhshme.
Me Sejdiun, do të bëhen katër kandidatë në garë, teksa edhe disa të tjerë nuk e kanë përjashtuar mundësinë për të kandiduar, përfshirë edhe Melihate Tërmkollin.