Fshati Lez – i cili gjendet vetëm 15 kilometra larg qytetit të Prizrenit, dikur kishte mbi 400 banorë, ndërsa sot në këtë fshat jetojnë vetëm dy banorë.
Baftjar dhe Xhylzane Berisha janë çifti i vetëm në këtë fshat, tash e 20 vite.
Shtëpia e tyre është më pak se 30m2. Ata rrallëherë e frekuentojnë qytetin, ndërsa kujdesen vetë për sigurimin e ushqimit.

