Ka përfunduar keq tentativa e korrupsionit për një shqiptar.
Ai është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vermicë për shkak se ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë në mënyrë që të kalonte kufirin, pasi nuk kishte dëshminë e vaksinimit.
I dyshuari ka vendosur shumën prej 50 eurove në mes të dokumenteve, duke tentuar kështu të futet nga Shqipëria në Kosovë pa dëshmi të vaksinës anti-Covid.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.