LAJME

Ja kur takohen RAMA – KURTI

Pas kthimit nga SHBA ku ishte i pranishëm në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën.

Mësohet se Rama do të udhëtojë drejt Kosovës të hënën, për t’u takuar me homologun Albin Kurti.

Kjo do të jetë vizita e parë e Ramës në Prishtinë, pas marrjes së mandatit të tretë.

Kujtojmë se pas betimit, kreu i qeverisë shqiptare mori një urim nga Albin Kurti i cili dhe i bëri ftesë për një vizitë zyrtare në Prishtinë./albeu.vom