Meçi i shumëpritur nga miliona tifozë të boksit, Anthony Joshua – Tyson Fury po bëhet realitet.
Përballja e gjigantëve britanikë për titullin e kampionit të botës do të zhvillohet në qershor apo korrik.
Agjenti Bob Arum ka konfirmuar se marrëveshja mes përfaqësuesve të boksierëve është arritur por një datë e saktë ende nuk është caktuar.
Anthony Joshua për herë të parë pranoi publikisht se mund të boksojë ndaj Furyt, pasi mposhti rusin Kubrat Pulev në dhjetor.
Anthony Joshua ka zhvilluar 25 meçe në karrierën e tij dhe ka fituar 24 nga to, ku 22 prej tyre i ka fituar me nokaut, përcjell GazetaBlic.
Në anën tjetër, Fury ka zhvilluar 31 meçe, 30 prej tyre i ka fituar, ku 21 nga këto fitore me nokaut.
Raportimet e fundit sugjerojnë se Tyson Fury vs Anthony Joshua mund të zhvillohet në Las Vegas para 75,000 spektatorëve.
Palët janë duke punuar fuqishëm në këtë drejtim edhe pse gjithçka do të varet deri atëherë se si do të jetë gjendja me pandeminë.
/GazetaBlic/