LAJME

Kandidatët e VV-së që humbën por që kanë edhe një shans për t’u bërë deputetë

Partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, ka arritur t’i marrë 49,95 për qind të votave ose 58 mandate. Deputeti i 58 ishte Haki Abazi. Por, kjo parti pritet të formojë qeverinë dhe një pjesë deputetësh do t’i lënë karriget e deputetëve për të marrë funksione në Ekzekutiv. Cilët janë deputetët menjëherë pas Haki Abazit?

Nëse Vetëvendosje ia del që të formojë qeverinë e re, dhe nëse përfshin në Ekzekutiv deputetë të zgjedhur, janë disa kandidatë interesantë që mbetën prapa Haki Abazit dhe që pritet të gëzojnë privilegjin dhe përgjegjësinë e deputetëve të rinj nga kjo parti.

7627 vota i kishte Haki Abazi, si deputeti i fundit nga Vetëvendosje, por menjëherë pas tij është Shqipe Isufi e cila i ka 7554 vota, përcjell Periskopi.

Pas saj, është Enver Haliti me 7492, dhe më pas Mirsad Shkreta me 7366. Pas Shkretës është Jahja Kokaj me 6490 vota.

Hydajet Hyseni i ka marrë 6413 vota, dhe mjaftojnë vetëm pak deputetë të VV-së të marrin funksione ekzekutive që atij t’i jepet mundësia të betohet si deputet në Legjislaturën e VIII. /Periskopi

LEAVE A RESPONSE