Dalin pamjet, vritet presidenti i Iranit (FOTO)

Posted by

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian kanë mbetur të vdekur pasi helikopteri i tyre u përplas në një kodër. Ngjarja është cilësuar si vrasje.

“Të gjithë pasagjerët e helikopterit, së bashku mr presidentin dhe ministrin e Jashtëm iranian u martirizuan”, raportuan agjencitë zyrtare të lajmeve.

Raisi po kthehej pas inaugurimit të një dige në kufirin e përbashkët të Iranit me Azerbajxhanin, kur helikopteri i tij u rrëzua gjatë uljes në rajonin Varzaqan të Iranit verior të dielën në mbrëmje.

Përfshirë presidentin dhe ministrin e jashtëm, nëntë persona humbën jetën në aksident.

Presidenti shoqërohej ngq dy helikopterë të tjerë, të cilët u ulën në mënyrë të sigurt.

“Komunikimi me helikopterin e Raisit u ndërpre rreth gjysmë ore pas fluturimitë,-tha zëvendëspresidenti i Iranit për Çështjet Ekzekutive Mohsen Mansouri. Raisi po udhëtonte për në qytetin e Tabrizit për të nisur një projekt nafte.

Pamjet e helikopterit të bërë çika janë shpërndarë në rrjetet sociale.