Suzy Wengel, një dietologe daneze dhe CEO e një kompanie bioteknologjike, tregoi një dietë që u bë shumë popullore dhe efektive, transmeton lajmi.net.
Më vonë, plani i saj dietik madje u quajtsi plani më i thjeshtë i ushqimit të shëndetshëm në botë. Parimi kryesor i dietës përshkruhet në librin e Ëengel, Dieta e Scandi Sense.
Bright Side ka treguar pse kjo dietë qëndron mbi të gjitha të tjerat dhe pse mjekët e konsiderojnë atë tepër të thjeshtë dhe të lehtë.
Si funksionon dieta dhe pse është kaq e thjeshtë?
Dieta është e thjeshtë për tu ndjekur sepse nuk keni pse të numëroni kaloritë, të llogarisni proporcionin e proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve, ose të matni pjesët e vaktit tuaj sipas ndonjë sistemi.
Rregulli kryesor: Çdo vakt duhet të përbëhet nga katër grushte ushqimi. Një grusht proteina + një grusht karbohidrate + dy grushte perime + 1 lugë yndyrë.
Ju nuk keni pse të numëroni kaloritë ose të peshoni vaktet tuaja veçanërisht nëse hani gjatë rrugës ose jeni të zënë në punë.
Në fillim, Suzy e ka bërë dietën për veten e saj.
“Nëse dieta juaj nuk është e shëndetshme mund të humbni peshë, por shëndeti juaj mund të përkeqësohet gjithashtu: ngjyra e lëkurës dhe gjendja e flokëve ndryshojnë, dhe keni dhimbje koke.
Pas lindjes së fëmijës tim të dytë, unë shtova peshë dhe nuk mund ta humbja për një kohë të gjatë.
Provova dhjetëra dieta për të humbur kilogramët e tepërt. Problemi kryesor ishte se tri herë arrita të humbas , por brenda dy muajsh fitova edhe më shumë.
E kuptova që planet e rrepta të dietës provokojnë mbingarkesë, prandaj krijova dietën time. Kam humbur pothuajse 30kg në 10 muaj. Sot, pesha ime është 59kg. Ka qenë kështu për më shumë se 6 vitet e fundit.