EKONOMI LAJME

Kjo është paga mesatare e një shqiptari që punon në Gjermani?

Para disa muajve, Qeveria gjermane ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të huaj që jetojnë në vend dhe sa paguhen për punët që bëjnë.

Bazuar në këto të dhëna, rroga mesatare në Gjermani është 3 mijë e 509 euro në muaj, por që ballkanasit paguhen rreth 900 euro më pak se gjermanët.

Saktësisht, një kosovar ka pagë mujore mesatarisht 2 mijë e 522, ndërsa shtetasit nga Shqipëria 2 mijë e 428 euro në muaj.