LAJME

Kryeministri i Malit të Zi tregon si do të jetë turizmi gjatë verës

Pandemia i ka prishur shumë plane ndërsa e ka ndryshuar edhe funksionimin e shteteve. Megjithatë, Mali i Zi, ku verës shkojnë një numër jo i vogël i qytetarëve të Kosovës për të pushuar, po përgatitet për sezonin e verës.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq në një intervistë për N1 ka thënë se do t’i marrin masat e duhura për ta mbrojtur shëndetin e vizitorëve.

“Ne presim që numri më i madh i turistëve ka të ngjarë të vijë nga rajoni dhe nga Rusia. Çdo turist është i mirëpritur, ne do ta mirëpresim atë në mënyrën më të mirë, duke u kujdesur për shëndetin e tij, si dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë”, tha Krivokapiq.