Këngëtari Labinot Tahiri sapo ka paralajmëruar se së shpejti do të bëhet realitet ëndërra e kahmotshme e qytetarëve të Kosovës për një spital adekuat për leukemi. Tahiri deklaron se është takuar me disa njerëz vullnetmirë që do të ndihmojnë përmes donacioneve në realizimin e këtij projekti të madh.
Ja edhe postimi i plotë:
“Së shpejti do të behet realitet, Spitali adekuat për Leukemi në Kosovë.
Të dashur njerëz, këtu në foto kam dalur duke kënduar edhe me fytyrë, e lëre më zërin që më del nga shpirti, Por, me zemër dua vetëm një lajm me u’a thënë; se për BESËN E ZOTIT, sot, jam takuar me disa njerëz, që do të kemi donacione për t’a shikuar dhe realizuar projektin për “Spitalin e Leukemisë”,
Dhe ky megaprojekt, për mua është më i madh se ditëlindja ime, Dhashtë Zoti e u bëftë më e mira për vendin dhe popullin tim të dashur!
Përzemërisht e sinqerisht, falemnderit, për ata persona të nderuar, që e kanë dëgjuar e analizuar dëshirën time lidhur me këtë Spital, dhe sot më ftuan në takim drejtë realizimit të hapave të duhur e të nevojshme për këtë mrekulli të domosdoshme,
Vetëm një t’a dini, se po u krijuan mundësitë, nuk do të ketë njeri, grup, arsye as rrethanë që mund t’a ndalë këtë plan sepse këtë e meritojnë të gjithë femijet e Kosovës sonë atehere kur ata kanë nevojë për shërim.
Me shumë dashuri për çdo fëmijë, sikurse për fëmijët e mi,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë