Ka përfunduar takim mes u.d Presidentes, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Pas takimit të dy palët janë deklaruar për media.
Lajçak ka uruar për zgjedhjet dhe ka thënë se në takimet me Kurtin e Osmanin u konfirmua se dialogu me Serbinë do të vazhdojë.
“BE dhe SHBA janë në një partneritet dhe dëshiroj të theksoj se me administratën e re të Joe Biden kjo marrëdhënie është me afërt që mund të parashihet”
“Presim vazhdimin e procesit të dialogut”
“Në takim me Kurtin, por edhe sot me Osmanin, kisha një bisedë të gjatë me diskutime se ku jemi me çështjen e dialogut dhe ku kemi arritur dhe cilat janë hapat tjerë… Dhe përfundimi i këtyre takimeve mbeti se dialogu do të vazhdojë”, tha Lajçak pas përfundimit të takimit.
Tutje, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë, e se dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një ane politike./Periskopi/
