Analisti i njohur nga diaspora, Uk Lushi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas deklaratave të Albin Kurtit gjatë vizitës në Lezhë.
Pasi që Kurti ka thënë se bazuar në Kushtetutën e Kosovës, bashkimi me Shqipërinë është i pamundur aktualisht, Lushi ka thënë se ekziston mundësia e ndryshimit të Kushtetutës, transmeton Periskopi.
“Askund nuk do të dëshmojmë ne shqiptarët se jemi komb i aftë dhe pjekur si në ekzekutimin e vullnetit tonë demokratik. Pra, në ndryshimin e Kushtetutës, sepse një Kushtetutë që nuk mund të ndryshohet nga konstituentët nuk mund të jetë Kushtetutë e konstituentëve. E kam fjalën për Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtën e shtetit të Kosovës të bashkohet me kë të dojë; po deshi. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, për ata që nuk e dinë, bashkimin e ka obligim kushtetues”, ka shkruar ndër të tjerash Lushi. /Periskopi