Lutfi Haziri sot përmes një konferencë shtypi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së, shkruan IndeksOnline.
Haziri ka thënë se këto zgjedhje të LDK-së janë për të afruar ata që janë larguar të pakënaqur dhe të dëshpëruar.
Ai tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe ky rikthim i madh i LDK-së është guardian i politikës.
“Zhvillim, prosporitet dhe barazi për të gjithë, në fund LDK-ja lindi për të shkaktuar procese të mëdha, për të realizuar ëndërrën e qytetarëve për liri dhe pavarësi.
15 marsin do ta kthejmë në festë për demokraci të brendshme dhe që do ta rikthej aty ku e ka vendin, në vendin e parë”, tha ai.
Haziri për largimin e u.d. të presidentes Vjosa Osmanit nga LDK-ja tha se është pjesë e gabimeve politike që kanë shkaktuar në hapat e viteve të fundit.
Kurse, edhe dy emrat e tjerë, Lumir Abdixhiku dhe Anton Quni janë zyrtarisht kandidatë për kryetar të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Haziri për ta tha se “janë kolëgë të respektuar dhe i kam miq, kemi bashkëpunuar në struktura dhe në rrethana të ndryshme”.
Zgjedhjet e brendshme të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahen, më 14 mars, të dielën./IndeksOnline/