Opinionisti i njohur nga Shqipëria, Mero Baze në një intervistë ekskluzive për Periskopin ka folur për zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit që e vendosen Vetëvendosjen partinë e parë në politikën kosovare.
Baze është shprehur me tone negative për qëndrimet e Albin Kurtit, kryeministrit në ardhje të Kosovës, shkruan Periskopi.
I pyetur se cilat mund të ishin pasojat eventuale nëse Kurti shpërfillë kërkesa e faktorëve ndërkombëtar për pjesëmarrje në dialog dhe marrëveshjen me Serbinë, Baze pati paralajmërime se Kosova mund të kthehet në pozicionin ku ishte Serbia në vitin 1999.
“Nëse kjo ndodh atëherë Albin Kurti do ndërroj pozitat e Kosovës me ato të Serbisë në vitin 1999. Në atë kohë refuzimi i serbëve për të nënshkruar Rambujen solli bombardimin e Serbisë dhe fitoren e shqiptarëve. Tani refuzimi i Kurtit do të sjellë fitoren e Serbisë dhe vënien në pikëpyetje të së ardhmes së Kosovës. Nder më të madh se kaq Serbisë nuk I ka bërë askush”, ka thënë Bazë për Periskopin.
Intervistën e plotë mund ta lexoni pas pak në Periskopi.