LAJME

Shefi i Zyrës së UNICEF-it: Kosova ndër tre vendet që do të përfitojë nga Iniciativa “Learning Passport”

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, kanë mbajtur sot një konferencë për media.

Në këtë konferencë Murat Sahin ka bërë të ditur se Kosova është një ndër tre vendet pioniere që do të përfitojë nga Iniciativa “Learning Passport”, njofton Klan Kosova.

“Mbyllja e shkollave në nivel global ka bërë që 1.5 miliardë fëmijë dhe studentë t’i humbasin mësimet e tyre. Ne në UNICEF e dimë se ndihma e shpejtë është e nevojshme”.

“Sot në New York UNICEF është duke e plasuar ‘Learning Passport Initiative’ së bashku me korporatën Microsoft dhe Universitetin Cambridge në tre vende. Kosova dhe Ukraina janë ndër tre vendet pioniere në nivel global që do të përfitojnë nga kjo iniciativë”.

LEAVE A RESPONSE