Miftaraj reagon pas kërkesës së Haradinajt: Rinumërimi i plotë i votave nuk është fontanë dëshirash
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar sot rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ndaj kësaj deklarate të tij ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ai tha se rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontan dëshirash.
“Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedure. Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një xhygym çaji me i ri numëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejte”, tha Miftaraj.
Miftaraj thotë se gjithë këtë e vendos Gjykata Supreme dhe ajo e vlerëson veç e veç çdo ankesë.
“Procesi i ankimimit është ne Gjykate Supreme dhe ajo e vlerëson çdo ankese veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit te Gjykatës Supreme deri nesër dhe ruajtje e integritetit te procesit zgjedhor”, tha ai.
Postimi i plotë:
Rinumerimi i votave ne tere territorin e Kosoves nuk eshte fontane deshirash, por procedure!
Vetem pse dikujt i teket pas konsumimit te nje xhygym çaji me i ri numeru votat nuk do te thote se eshte legjitime dhe e drejte.
Procesi i ankimimit eshte ne Gjykate Supreme dhe ajo e vlereson çdo ankese veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit te Gjykates Supreme deri neser dhe ruajtje e integritetit te procesit zgjedhor.

