LAJME

Në cilat komuna do të dalë fituese PDK-ja? Flet kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi

Krasniqi beson se në këto zgjedhje kandidatët nga radhët e PDK-së do ta rikthejnë fitoren në ato Komuna ku kjo parti ka qenë e para në zgjedhjet e 2017-ës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka folur në emisionin “CONTEXT” në ATV rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Krasniqi beson se në këto zgjedhje kandidatët nga radhët e PDK-së do ta rikthejnë fitoren në ato Komuna ku kjo parti ka qenë e para në zgjedhjet e 2017-ës.

“Për mua dhe PDK e them me sinqeritet secila komunë është e rëndësishme, nuk është e vogël apo shumë më e madhe asnjëra. Ju sigurojë që do të vazhdojmë me mbajt qeverisjen në komunat ku jemi dhe do t’i rikthehemi shumë prej atyre komunave ku kemi qenë të parët në 2017-ën,”– tha Krasniqi në “CONTEXT”