MAGAZINA TECH & AUTO

Netflix bie jashtë sistemit në shumë vende të botës

Netflix duket se ka rënë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende tjera të botës, duke lënë mijëra klientë që paguajnë pa qasje në përmbajtje.

Shumica e ankesave kanë të bëjnë me pamundësinë për t’u lidhur me faqen në internet dhe transmetimet e filmave, serialeve dhe shfaqjeve të ndryshme të tyre janë të padisponueshme.

Netflix njoftoi muajin e kaluar kostoja e një pakoje standarde do të rritet nga 8,99 funte (10,40 euro) në 9,99 funte (11,50 euro) në muaj, shkruan DailyMail.

Foto: Illustration by Chesnot/Getty Images/Guliver

Një llogari premium tani do të kushtojë 11,99 funte (13,80 euro) deri në 13,99 funte (16,80 euro), por plani i saj bazë mbetet në 5,99 funte (6,90 euro).

Sipas faqes së ndjekësit të ndërprerjeve DownDetector kishte më shumë se 1,600 ankesa në rrjetet sociale që nga ora 10:39 e mëngjesit (ora lokale në MB).

Pothuajse gjysma (44 për qind) e çështjeve të raportuara kanë të bëjnë me ‘çkyqje’ ndërsa një në tre persona që kanë problem përmendin çështjen kryesore që është në faqen e internetit të Netflix.

Klientët shkuan në rrjetet sociale për të folur në lidhje me këtë çështje, me disa që deklaruan se po shohin kodin e gabimit NSES-500.

“Nëse ju shfaqet ky kod, kjo zakonisht do të thotë që informacioni i ruajtur në shfletuesin tuaj duhet të rifreskohet. Ndiqni hapat më poshtë për të rregulluar problemin”, thotë Netflix në faqen e saj të internetit.

Këshillon njerëzit që të rifreskojnë faqen dhe të provojnë përsëri Netflixin.

LEAVE A RESPONSE