LAJME

Nga 888 raste të reja me coronavirus, grupmosha më e prekur është 20 deri 29 vjeç

Është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 888 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi humbi jetën edhe një person, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë ( MSH), grupmosha më e prekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit është nga 20 deri në 29 vjeç. Gjithsej raste pozitive të kësaj grupmoshe janë 237.

Pastaj, grupmosha më e prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit është 30-39. Gjithsej raste të konfirmuara 161.

Duke kaluar më pas, të grupmosha 40-49, gjithsej raste të konfirmuara 158.

Grupmosha 10-19 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 117.


Ndryshe, thirrje për vaksinim janë duke bërë në vazhdimësi ekspertët shëndetësor.

“Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë! Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19. Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës, kurse deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 3.489. /Telegrafi/