LAJME

Paralajmërohet rënia e Qeverisë Kurti në pranverë

Lëvizja Vetëvendosje thotë se marrëveshjet e dëmshme eventuale që mund të vijnë nga dialogu me Serbinë, do të kundërshtohen nga Qeveria e Kuvendi.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e sheh si mundësi që VV-ja ta dërgojë vendin në zgjedhje vitin e ardhshëm.

Këta të fundit, thonë se marrëveshjet që janë nënshkruar më herët, do të përpiqen që t’i shqyrtojnë, në mënyrë që sipas tyre, Kosovës t’i mundësohet një pozicion i qartë në kërkesat e saj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se rrëzimi i Qeverisë Kurti në emër të dialogut mund të sjellë pasoja të mëdha politike për subjektet tjera, duke përmendur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti 1 vitin e kaluar.