“Për ty jam Libër Amëz në këtë muhabet” – Përplasen Demaliaj dhe Mushkolaj për çështjen e presidentit
Kandidati për deputet nga AAK, Shkumbin Demaliaj është përplasur me analistin Imer Mushkolaj rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente.
Përderisa Demaliaj ka thënë se Osmani e ka shfrytëzuar pozitën e u.d. të Presidentes për të dalë dhe për të mbledhur vota, Mushkolaj ka thënë se këtë veprim Osmani e ka pasur të lejuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Jakup Krasniqin vite më parë.
“E ka pasur të drejtën, je ‘out’ komplet me këtë temë. Mos hin më thellë në këtë temë se sharron”, i ka thënë Mushkolaj-Demaliaj.
“Nuk përfaqëson unitetin e popullit po them, e ka shfrytëzuar pozitën e saj për të mbledhur vota andaj nuk përfaqëson unitetin e popullit. Ti je ‘out’ me këtë temë, unë për ty jam shkollë, jam Libër Amëz për ty për këtë muhabet…”, ka deklaruar Demaliaj në RTV Dukagjini, transmeton Periskopi.
Mushkolaj ka thënë se këto shprehje Demaliaj duhet t’i mbajë për kolegët e tij deputet. /Periskopi