Në mbledhjen e Komitetit të Jashtëm të Parlamentin Evropian, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do ta neglizhojnë dialogun me Serbinë. Kurti gjatë fjalimit të tij ka prezantuar katër hapat për rifillimin e dialogut me Serbinë.
“I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të Ahtisarit, dhe hapja e kësaj pako do të thotë hapje e listës së dëshirave dhe shkëputjeve që do të qonin ngjarje të paparashikuara.
E dyta është pranimi i të vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e të kaluarës. Për të parandaluar gjenocidin N.A.T.O është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte ai me regjimin e tij që kishte kryer gjenocid në Kosovë. Kishte aparat shtetëror dhe zyrtar qeveritar dhe një zinxhir komande, por edhe pas luftës në Kosovë qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe krimet e të kaluarës.Duke mos u distancuar nga krimet e luftës Serbia po identifikohet në to.
Së treti është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi si të barabartë për të zgjidhur…Parimi i katërt është se qytetarët duhet të jenë përfitues përfundimtar”, tha ai.Kurti shtoi se Kosova do normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

