Publikohet harta e ndarjes së Kosovës, profesori universitar zbulon detaje të reja
Profesori universitar, Enver Bytyqi përmes një postimi në facebook ka bërë publike një hartë e cila tregon një ndarje të Kosovës.
Sipas Bytyqit kjo ndarje ka qenë edhe arsyeja e rrëzimit të qeverisë Kurti 1 dhe formimi asokohe i qeverisë Hoti. “Kjo hartë është dëshmia e arsyes pse ra një qeveri dhe pse u formua një qeveri tjetër atë kohë”, ka shkruar Bytyqi.
Cila pritet të jetë marrëveshja e shumëpërfolur:
Disa nga pikat kyçe të draft marrëveshjes së propozuar të “traktatit të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
- Palët të firmosin traktatin e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë!
- Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinjë të njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së.
- Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupce – Zveçan – Zheronice – Banjske – Vuçe – Leposaviq – Zemanice.
- Mitrovica bashkohet merr statusin e “Free City” në afat kohor prej 35 vjeçësh, dhe përfshin rrethin me kufijtë: Zemanice – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Koshtuvë – Zupçce.
- Bujanoci merr statusin special për 35 vjet me linjë rrethore: Bozhinjevac – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnk- Rakovac – Ternoc i Madh – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovacë – Somolice.
- Presheva hyn tërësisht në Kosovë.
- Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët.
- Palët të mos kenë pretendime për reparacione lufte.
Edhe disa pika të tjera të rëndësishme, dhe marrëveshja finale të firmoset dhe parlamentet e dyja shteteve të bëjnë ratifikimin dhe ti ndryshojnë kushtetutat e tyre/

