LAJME

Rritjet e çmimeve të jetesës në një vit, PD nxjerr tabelën me shifrat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë ditën e sotme se ka si vizion ekonomik vetëm varfërimin e shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, deputetja demokrate thekson se është rritur kostoja e produkteve prej taksave të larta dhe ka rënë konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta.

Tabaku shpalos dhe programin e partisë së saj, duke shpjeguar se një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj.

Ajo ka shpërndarë dhe një foto ku shihet rritja e ccmimeve në vendin tonë, sipas deputetes demokrate, sipas sektorëve, duke filluar me ushqimet dhe duke përfunduar me qeranë.