LAJME

Sokoli: Begu dhe Mirsadi refuzuan 5 milionë euro, ja pse u vranë pastaj

Njëri nga pjesëtarët e grupit të Kumanovë, Sami Ukshini – i njohur si Komandant Sokoli në fjalën përfundimtare të tij në një seancë gjyqësore pati deklaruar se Mirsad Ndrecaj dhe Begë Rizaj i kishin refuzuar 5 milionë euro.

Sipas tij, ai i ka parë me sytë e tij Begun, Mirsadin dhe persona të tjerë të ndjerë diku pas orës 21 të 9 majit dhe me qenë se liderët nuk kanë pranuar të marrin 5 milionë euro në mënyrë që të heshtin, ata i kanë vrarë.

“Nëse them se kemi inçizime të atyre dy djemve kur ju keni ofruar para, 5 milionë euro, por nuk kanë pranu, dhe i keni v’ra. E dini prej kujt, prej shërbimit të presidentit dhe atë shërbimin që e ka kontrollu ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Nëse jemi terrorist siç thoni, cili shtet normal bën pazar me një grup të tillë”, kishte deklaruar Ukshini, njofton BotaSot.