LAJME

VIDEO | Ali Ahmeti: Në xhenet, në parajsë nuk do të ketë vetëm musliman

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se në xhenet do të hyjnë edhe jo muslimanët.  Një deklaratë e tillë, ndonëse ka nxitur reagime të shumta për kreun nuk përbën problem.

Në takimin me qytetarët në Dibër kishte deklaruar se xheneti nuk ju përket vetëm muslimanëve dhe se në të do të futen edhe të tjerët.

Pavarësisht që deklarata është bërë para 3 viteve, ajo vazhdon të qarkullojë në rrjete sociale që përcillet me kritika nga muslimanët, mbase sipas tyre xheneti ju premtohet vetëm besimtarëve musliman.

Deklaratat e tilla nga Ali Ahmeti nuk janë të vetmet, poashtu qarkullojnë edhe të tjera që shpërndahen dhe shndërrohen në barcoleta.