MAGAZINA

Adriana Matoshi përmallohet për të dashurin: Më mungon shumë dashuria ime

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive në rrjete sociale me postimet e saj nga më të ndryshme.

Ajo shumë shpesh poston imazhe edhe me të dashurin e saj, futbollistin Keith Groeneveld, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka bërë një dedikim ndaj duke treguar se i mungon prezenca e tij.

“Më mungon shumë dashuria ime”, ka thënë ajo.

Romanca e çiftit u bë zyrtare rreth dy vite më parë, ndonëse paragjykimet dhe kritikat kanë qenë të mëdha për shkak të diferencës në moshë.

Adriana më parë ka qenë e martuar dhe është nënë e katër fëmijëve.

Së fundi ajo ka mposhtur edhe sëmundjen e tumorit për të dytën herë./Lajmi.net/