Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, nuk e ka lënë pa reaguar për gjestin e futbollistit shqiptar të kombëtares së Zvicres, Granit Xhaka.
Aktivistja Avdiu në një postim në llogarinë e saj në facebook, e ka quajtur të turpshëm, madje edhe prej rrugaçi, gjestin e futbollistit Xhaka, përcjell “Vushtrria qyteti antik”.
Postimi i plotë i Avdiut:
“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane! 🙂”.