Dasma kthehet në një fushëbetejë, dasmorët gjuajnë edhe me karrige njëri-tjetrin (VIDEO)

Posted by

Një sherr shpërtheu në orët e mbrëmjes në një sallë dasmash në Sakaryas të Turqisë.

Në përleshjen që shpërtheu për arsye të panjohura, salla e dasmave u kthye në fushëbetejë.

Teksa palët po përplaseshin me shqelma, ata hodhën karrige mbi njëri-tjetrin. Teksa karriget fluturonin në ajër, në sallë u bënë njoftime se po vinte policia, përcjell Klankosova.tv

Palët, të cilat nuk mundën të qetësoheshin, vazhduan të ziheshin duke goditur me shqelma dhe grushte. Atyre që tentuan të ndërhynin në përleshje iu hodhën karrige.

Ndërkohë që përleshja u mbyll me ndërhyrjen e policisë, shumë të plagosur u dërguan në spitalet e qytetit nga ekipet mjekësore dhe u trajtuan.