LAJME

EDITORIAL: KUSH PO TENTON T’IA HUMB PESHËN DHE IMAZHIN ALBIN KURTIT, PAS SUKSESIT PËR NJË VIT QEVERISJE ?

Politikanit më të votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 Shkurtit si duket i janë  vënë qindra tentativa për ta zbehur peshën e tij politike. Jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjërë. Tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, Albin Kurti shihet si drita në fund të tunelit, i cili me qasjen e tij politike do t’i jepte fund katrahurës institucionale të krijuara në shtetin shqiptarë dhe në shtetet ku shqiptarët janë shtetformues. Gjendja me të cilën Kurti trashëgoi pushtetin, tregonte qartë për mizorinë që kishte kapluar Kosovën në çdo cep, jo vetëm vend i zhytur në krim, korrupsion e papunësi por që u pasua dhe me momente eksodi.

Ndonëse në të gjithë botën dhe në vendet e rajonit u shënua rritje e çmimit të energjisë elektrike, ne nuk pamë tentativa të tilla për ta nxjerrë popullin në rrugë dhe për të protestuar, gjë e cila ndodhi në Kosovë, por që dëshmoi se qëllimi nuk ishte për rritjen e çmimit të energjisë elektrike por në fakt për ta sulmuar Albin Kurtin.

Vetëm pak ditë më parë qeveria e Albin Kurtit shënoi progres në luftën kundër korrupsionit dhe e njëjta u duartrokit nga aleatët e Kosovës siç janë Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.

Një arritje e tillë nuk u la përshtypje armiqëve politik të Kurtit në Kosovë, madje për ta rrënuar imazhin e tij ata angazhuan edhe liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin, pavarësisht që i njejti tashmë është i padëshiruar në Kosovë e gjetiu përshkak të aferave korruptive, statusit të dobët ekonomik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rastet e montuara politike siç janë: Monstra, Lagja e Trimave dhe Alfa.

Takimi i mbrëmshëm i Kurti me Ahmetin, nuk la përshtypje tek masa dhe morri  jehonë kritikash e cilësimesh të tilla që takimin e Kurtit me Ahmetin e cilësuan takimi i një luani me dështakun.

Siç duket oponentët politik të Albin Kurtit për ta shuar  ”albinizmin” tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe për ta rrënuar suksesin e arritur në ditë më parë të qeverisjes Kurti, ata angazhuan një arteleri artikujsh në media të ngritura nga Hashim Thaçi dhe të tjerë me qëllim për të sabotuar peshën e tij politike.

Në krah të Albin Kurtit për të shpëtuar edhe kokën e Ali Ahmetit i cili për 20 vite qeverisje në Maqedoninë e Veriut nuk ka ndërtuar asnjë projekt që lidh shqiptarët ndërmjet veti dhe forcon ato karshi faktorëve tjerë kundërshtarë.

Nga gjithë kjo skemë praktike e mirë organizuar arrijmë të kuptojmë se pesha politike dhe imazhi i Albin Kurtit do të jetë në shigjetë për shkak të arritjes së qeverisjes së tij, ndonëse një e gjë e tillë në të mirën e shqiptarëve, por që ua zë sytë aktorëve politik në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri të cilët për vite me radhë kanë rënduar jetën e shqiptarëve dhe kanë vendosur në status të rëndë ekonomik, politik dhe shoqërorë shqiptarët./atdheulajm