LAJME

Fillon lu*fta në Ukrainë, ka të vdekur dhe të plagosur

Ministrja e Greqisë ka njoftuar për vra*sjen e dy pjesëtarëve të komunitetit grek në Ukrainë si edhe plagosjen e dy prej tyre. Në një njoftim për media, ministria thekson se ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat në pjesën lindore të Ukrainës, ku sipas tyre grekët u qëlluan nga ushtarë ukrainas.

Bëhet fjalë për fshatin e njohur si Granitna, në zonën e kontaktit mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro rusë.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa nga qeveria e Ukrainës deri më tani nuk ka asnjë reagim për vrasjen e raportuar nga ministria e jashtme e Greqisë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Shprehim dhimbjen tonë për vdekjen e papritur të dy patriotëve tanë dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, në Ukrainën Lindore. Gjithashtu shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave, si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt me patriotët tanë për arsye të dobëta.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish gatishmërinë për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.

Lexo edhe: Rusia e mohon por Amerika është e bindur për një pushtim të afërt të Ukrainës

Tensionet mes dy vendeve kanë arritur edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dy javë më parë, në një takim publik të kërkuar nga Uashingtoni. Rusia, e cila mohon se ka plane për të pushtuar Ukrainën, ka bërë një përpjekje të dështuar për t’i ndaluar diskutimet në Këshill. Të gjithë anëtarët, megjithatë, kanë mundur t’i shprehin hapur pikëpamjet e tyre, por ndonjë veprim nga Këshilli 15-anëtarësh nuk ka pasur dhe nuk pritet të ketë – edhe sikur Rusia ta pushtojë.